LSDM: Mickoski luan me popullin, është i kënaqur me uljen e çmimeve për 0.1%

Përderisa qytetarët po luftojnë me çmimet e larta dhe si të mbijetojnë çdo muaj, kryeministri Mickoski “luan majtap” (bën shaka) me popullin dhe nënvlerëson inteligjencën e tyre, thonë nga LSDM pasi kryeministri Hristijan Mickoski tha se është i kënaqur me efektet e të ashtuquajturës “shportë e vjeshtës”.

Nga LSDM thonë se Mickoski duhet ta pranojë propozimet e LSDM-së për paga më të larta dhe heqjen e TVSH-së për disa ushqime.

“Shihet që Mickoski nuk del nëpër markete. Prandaj nuk e ka parë që çmimet nuk janë ulur, ndërsa për disa produkte ka edhe rritje të çmimeve. Buka e bardhë edhe më tutje shitet 33 denarë, vaji për gatim është rritur nga 78 në 87 denarë, ndërsa i jogurtit nga 72, në 81 denarë. Apo ndoshta nuk e di që Enti Shtetëror i Statistikave ka llogaritur matematikisht efektin e masës me të cilën ai është i kënaqur: 0.1% janë ulur çmimet me pakicë në tetor. Mos ndoshta Mickoski nuk e di se shporta sindikale është ulur për vetëm 57 denarë?”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share