LSDM: Mickoski i ndryshon qëndrimet si të dojë

Pasi është pro ndryshimit të Kushtetutës dhe futjes së bullgarëve, atëherë është kategorikisht kundër, pastaj kthen përsëri tavolinat. Ai ishte edhe kundër Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ndaj e mbështeti. Hristijan Mickoski gënjeu qytetarët, krijoi tensione, bllokada, shpiku gjoja bullgarizimin, asimilimin nëse fillojmë negociatat me BE-në”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë se në shtet egzistojnë dy koncepte njërin të udhëhequr nga Kovaçevski për Maqedoni evropiane dhe koncepti tjetër që kundërshton anëtarësimin në BE në krye me VMRO-DPMNE dhe Levicën.

“Është e qartë se kemi dy koncepte në shtet, njërin e udhëhequr nga Kovaçevski dhe koalicionin që është për Maqedoninë evropiane dhe që bashkë me pjesën dominuese të qytetarëve dëshiron ta shohë shtetin si pjesë të BE-së. Koncepti i dytë është ai i VMRO-DPMNE-së dhe Levicës, të cilat kundërshtojnë anëtarësimin në BE dhe punojnë në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare”, shprehen nga LSDM.

LSDM vazhdon të akuzojë opozitën se është kundër anëtarësimit të vendit në BE duke punuar në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share