LSDM përmes një kumtese shprehet se Mickoski dhe partia e tij janë kundër projektit më të madh infrastrukturor në shteti sic është ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D.
“Me të njëjtin ligj të posacëm dhe me të njëjtën marrëveshje, Bechtel & Enka ndërton edhe në Serbi ku është lëshuar në përdorim një pjesë e rrugës së Korridorit të Moravës”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Ata shtojnë se partia e Mickoskit ka gënjyer për propozimin evropian ashtu sic gënjente për sektorin energjetik dhe menaxhimi me krizën ekonomike dhe sot gënjen edhe për Korridorin 8 dhe 10-D.
“Gënjeshtrat dhe bllokimet e VMRO-DPMNE-së në Kuvend nuk mund ta ndalojnë ndërtimin. VMRO-DPMNE nuk mund të ndryshojë asgjë, nuk mund të sjellë dëm me bllokimet e saja dhe të vazhdojë afatin e përfundimit të ndërtimit të korridoreve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.