NIKOLLOVSKI: TË MBAHET SEANCA PLENARE NESËR, E MË PAS TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE
Ditë e re, thirrje e re nga ana e LSDM-së deri tek opozita që ti mbështet ndryshimet kushtetuese.
”Mickoski duhet ta dijë se nuk agjendë evropiane dhe agjendë maqedonase. Agjenda evropiane është edhe agjendë maqedonase, përzgjedhje strategjike e shumicës dërmuese të popullit në këtë shtet. Ndryshimet kushtetuese janë shansi i fundit që Mickoski dhe DPMNE të renditen në anën e interesave të shtetit dhe qytetarëve dhe të dëshmojnë se me të vërtetë janë për anëtarësimin e shtetit në Bashkimin evropian” – tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.
Ashtu siç këto thirrje nuk i bënë përshtypje opozitës gjatë gjithë vitit, nuk i bëjnë përshtypje as tani, kur ka ardhur momenti që ndryshimet kushtetuese të ndodhin.
”Ne kërkojmë që mos të pritet deri më 18 gusht, por nëse ekziston mundësia që nesër ose pasnesër të vendoset në votim në seancë plenare me qëllim që të bie kjo farsë që e krijon pushteti dhe të shihet qartë se pushteti nuk i ka 2/3 dhe se asnjë deputet i VMRO DPMNE-së dhe koalicionit nuk është i gatshëm të përkrah ndryshime kushtuese nën diktat bullgar” – tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Nikollovski kërkon që pas dështimit të votimit për ndryshimet kushtetuese, menjëherë të shpërbëhet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje. Partia e tij është e gatshme që të heq dorë edhe nga Qeveria teknike, me qëllim që të shkurtohen afatet për mbajtjen e zgjedhjeve. VMRO DPMNE propozon tetorin si muaj kur mund të mbahen zgjedhjet. /KlanMacedonia/