Qeveria sa herë që përjeton një debakli, publikon emra për etiketime dhe dënime të parakohshme, ka reaguar sot nga LSDM-ja. Sipas zëdhënëses së partisë Bogdanka Kuzevska, ajo që po bën qeveria nuk është një luftë kundër krimit dhe korrupsionit, siç paraqitet në opinion , por një mjet për etiketim, dënim të parakohshëm publik dhe përndjekje politike.
“Të bësh linc publik vetëm me paraqitjen e kallëzimeve penale, të cilin duhet ta shohim a është I bazuar , hedh njollë në të gjitha këto procese për të cilat LSDM haptazi dyshon”, tha ajo.
Kusevska gjithashtu theksoi se nuk po bëhet asgjë për një numër të madh skandalesh që përfshijnë zyrtarë të lartë të qeverisë aktuale dhe qeveria po i mbron ata me çdo kusht.
“I fundit është skandali me abuzimet e zëvendëskryeministrit Mexhiti, me punësime partiake për punësime masive në administratën publike, por edhe një mori skandalesh të tjera, për arratisjen e Grubit, për arratisjen e Ramadanit, për çertifikatën e drejtorit të ASK-së, për incidentin në aeroportin e Shkupit, në kufirin e Kosovës, për skandalin me kompanitë e sekretarit të përgjithshme të qeverisë I cilidhuratë ka marrë 350 mijë euro për kompanitë e ministres Bozhinovska” – tha Kuzevska.
Sipas saj, të gjitha këto argumente tregojnë se ajo që po bën qeveria nuk është një luftë kundër krimit por thjeshtë bëhet fjalë për përndjekje politike.
Kuzeska shtoi se çdo përpjekje për politizimin, përndjekjen politike apo dënimi i parakohshëm publik të personave të përfshirë në hetimet cenon parimet e drejtësisë dhe llogaridhënies. /tvklan.mk/