LSDM me akuza tjera ndaj Andonovskit/ Skandal tenderi, nepotizëm dhe shpërdorim të parave publike

LSDM ka ngritur akuza të forta ndaj ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, pas shpalljes së një skandali lidhur me tenderin që fitoi bashkëshorti i sekretares shtetërore.

Sipas LSDM-së, Prokuroria Publike duhet të ndërmarrë veprime për të hetuar këtë rast dhe të sigurojë drejtësi për qytetarët.

METODIJA ILIEVSKI – LSDM

Qytetarët ende presin që Prokuroria Publike të veprojë për rastin në mënyrë që të marrë një zgjidhje. Derisa i gjithë opinioni ishte në pikëllim dhe dhimbje për aksidentin në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj dhe u plagosën gati 200, vetëm tri ditë pas ngjarjes tragjike, Andonovski kërkoi falje nga LSDM. Është tronditëse fakti që kërkesa për falje ka mbërritur më 19 mars, pikërisht në ditën e varrimit të të vrarëve në aksident, kur i gjithë populli ishte në tronditje. Kjo tregon shkallën e shqetësimit të ministrit për ngjarjen tragjike.

Në një tjetër skandal, LSDM pohon se një tender prej 600 mijë denarë për blerjen e sistemit të kontrollit të shënave është dhënë për kompaninë “BOKI SIMPLE TECH SOLUTIONS”, pronarët e së cilës janë prindërit e Borçe Mlladenovskit, i cili punon në sektorin e TI-së në Ministrinë e Transformimit Digjital.

Bëhet fjalë për tender prej 600.000 denarë për blerjen e sistemit të kontrollit të të shënave, të cilin e ka marrë kompania “BOKI SIMPLE TECH SOLUTIONS” Sh.PK. Sipas informacioneve që kemi marrë nga sinjalizuesit, pronarë të kësaj kompanie janë prindërit e Borçe Mlladenovskit, i cili përndryshe është i punësuar në sektorin e TI-së të së njëjtës ministri. I bëjmë thirrje Andonovskit që të dalë dhe të përgjigjet nëse kjo është e vërtetë. A ka përfunduar Tenderi prej 600 mijë denarë te prindërit e një punonjësi të ministrisë?

LSDM ka kërkuar transparencë dhe përgjegjësi nga Andonovski, duke e akuzuar për shpërdorim të parasë publike dhe përfshirje në praktika për npotizëm.  Sipas tyre, ky është një tjetër shembull i drejtësisë selektive dhe kërkohet që të marrë fund përdorimi i pushtetit për përfitime personale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share