KANË VUAJTUR DËNIMIN, MICKOSKI I EMËRON DREJTOR TË BURGJEVE!
LSDM-ja përmes një press-konference ka drejtuar akuza në adresë të VMRO-DPMNE-së, sic thonë, për shkak të mungesës së kuadrove, në krye të institucioneve ndëshkimore vendosin ushtrues detyre me kallëzime penale. Socialdemokratët gishtin e drejtojnë për Drejtorin e Burgut të Idrizovë – departamenti Veles dhe Burgut të Prilepit.
“Me vendim të Mickoskit, një kriminel I dënuar që ka vuajtur 4 vite në burg është emëruar u.d I Burgut të Idrizovës – Veles. Ibrahim Elezi ka vuajtur katër vite nga 2013 deri 2017 në Idrizovë.
Emil Janeski, me kallëzim penal për “punë të pandërgjegjshme” me vendim të Mickoskit është emëruar për u.d Drejtor I Burgut në Prilep.
Kjo është politikë klasike kriminale kadrovike. Për 30 ditë Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë skandale të përditshme dhe zhgënjime.
Nuk ka patur Qeveri me fillim kaq të keq, me kaq dështime kadrovike” – tha Metodija Ilievski./tvklan.mk/