LSDM: Kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE po i zhytin në borxhe komunat

Në vend që të punojnë në interes të qytetarëve dhe t’i realizojnë projektet e premtuara, ajo që kryetarët e VMRO-DPMNE-së bëjnë është futja në borxhe dhe partizimi i komunave, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së.

“VMRO-DPMNE dhe Orce Gjorgjievski për vetëm 1 vit e 3 muaj ia rritën borxhin komunës së Kisella Vodës për 40 milionë denarë.

Rritje të borxhit dhe tentativa për huamarrje shtesë përmes obligacioneve komunale ka edhe në rreth dhjetë komuna të tjera të udhëhequra nga kryetarët e VMRO-DPMNE -së.

Por paratë e huamarrjes, në vend që të shpenzohen për projekte dhe politika, shpenzohen në mënyrë joproduktive për punësimin e kuadrove partiake nëpër komuna”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se Komuna e Gazi Babës do të shpenzojë mbi 220.000 euro për punësim të përkohshëm, komuna e Aerodromit do të shpenzojë pesë milionë denarë për të njëjtin qëllim, ndërsa me miliona denarë për punësim do të shpenzojnë komuna e Koçanit, Ilindenit, Velesit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share