VMRO-DPMNE: ARSOVSKA DORË E ZGJATUR E LSDM-së
LSDM-ja kërkon një seancë të posaçme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, sic thonë, për kaosin dhe situatën nëpër ndërmarrjet publike. Presin që VMRO-DPMNE-ja që ka shumicën në Këshill dhe Kryesuesi Trajko Sllaveski të caktojnë këtë seancë.
“Dy ditë Shkupi ishte pa transport public për shkak të grevës së punonjësve të Ndërmarrjes së Transportit Publik. Kjo asnjëherë s`ka ndodhur.Edhe pse punonjësit morën pagat, kanë mbetur pa përgjigje cështjet për borxhet milionëshe që NPQ I ka bërë vitin e fundit. Situata nuk është e mirë as edhe në Ndërmarrjet tjera Publike, ku tashmë një vit menaxhohen nga VMRO-DPMNE-ja” – tha Nikola Belimov, LSDM Shkup.
Por, VMRO-DPMNE-ja thotë se Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, po profizlizohet si dorë e zgjatur e LSDM-së dhe për këtë shkak duhet të dorëhiqet.
“Derisa LSDM-ja, Drejtori I NPQ-së nga LSDM-ja dhe Arsovska hedhin fajin, qyteti zhytet në borxhe. Fakt është se Danela Arsovska është fajtorja për kaosin dhe për këtë shkak duhet të dorëhiqet. NPQ-së, krahas borxheve nga qeveria e paaftë, borxh I ka edhe Arsovska” – deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.
Para dy ditëve punonjësit e Ndërmarrjes Publike të transportit dolën në protestë dhe për herë të parë në histori, autobusët nuk qarkulluan në Shkup. Ndërkaq, në një seancë të jashtëzakonshme Këshilli I Qytetit të Shkupit miratoi vendimin për ridestinimin e mjeteve për pagesën e pagave për punonjësit kurse Kryebashkiakja Danela Arsovska kërkoi që të shlyhen borxhet e institucioneve ndaj Ndërmarrjes Publike të Transportit. /KlanMacedonia/