LSDM-ja opozitare pas varasjes sw sotme nw SHkup swrish ka kwrkuar dorwheqjen e ministrit tw brendshwm Toshkovski.
Qytetarët, sipas kësaj partie, janë të shqetësuar dhe ndihen të pasigurt. Ngjarjet e tilla, siç vlerësojnë LSDM-ja, po bëhen të përditshme për shkak se MPB-ja dhe Toshkovski nuk arrijnë t’i gjejnë autorët dhe të zbardhin rastet.
“Sa përkujtim, në mandatin e Toshkovskit ka pasur tri vrasje dhe tri tentimvrasje dhe ka pasur zgjidhje vetëm për një rast. Paaftësia e qeverisë së Mickoskit e ktheu Maqedoninë në Perëndim të Egër.
Bandat kriminale po lulzojnw, kriminelët po arratisen nga burgjet që janë shwndruar nw Hotel Promaja dhe qytetarët kanë frikë për sigurinë e tyre.
“Nuk ka asnjë skandal në 3 muajt e fundit që të mos ketë lidhje me Toshkovskin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thekson partia opozitare.
Sipas tyre, Toshkovski është ministri më i paaftë i punëve të brendshme dhe duhet të japë dorëheqje menjëherë.