Nga partia e Kovaçevskit, LSDM përmes një kumtese thonë që kanë në dispozicion një miliard euro nga BE-ja për ekonominë e RMV-së, ku sipas tyre transferimi i parë i këtyre fondeve do të bëhet në prill 2024, nga kjo parti thonë që duhet mposhtuar bllokadat e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit për të Vazhduar këtë rrugë, përcjellë Klan M.
”Plani i Bashkimit Evropian për rritjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor vë në dispozicion të vendit tonë një miliardë euro. Privilegjet dhe mundësitë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian janë hapur para kohe, pra ndërkohë që negociatat janë duke vazhduar.
Transferimi i parë duhet të bëhet në prill 2024.
Kjo do të thotë se nëse vazhdojnë reformat dhe procesi integrues, do të kemi transferimin e parë nga paketa e re e BE-së pas pesë muajsh. Është një mundësi e madhe që nuk duhet humbur, por është edhe hapja e tregut të përbashkët evropian për ekonominë maqedonase, si dhe ngritja e standardit jetësor të qytetarëve.
Prandaj duhet mposhtur bllokadat e DPMNE-së dhe Mickoskit në rrugën evropiane” – thuhet në kumtesën e LSDM-së. /KlanMacedonia/