LSDM përmes një komunikate me shkrim thonë se filluam negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjuha, identiteti, tradita, kultura jonë maqedonase bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane.
Nga atje shtojnë se “Pas 17 vitesh pritje, ne po hapim një kapitull të ri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve për zhvillim të përshpejtuar, progres dhe stabilitet, kemi hapur një anë të re të zhvillimit, mundësive dhe prosperitetit evropian.
Sipas tyre me fillimin e negociatave siguruam ruajtjen dhe forcimin e identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, gjuha maqedonase do të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së.
Kemi diçka për të cilën duhet të gëzohemi dhe të krenohemi.”
Nga LSDM shtojnë se po arrihet një tjetër synim strategjik në faqet e historisë maqedonase, i cili do të na sigurojë një të ardhme të sigurtë – evropiane./KlanMacedonia/