“LSDM ka bërë autogol” – Aziri: Nuk heqim dorë nga Ligji për Amnisti

Aleanca për Shqiptarët nuk heq dorë nga Ligji për Amnisti, pavarësisht se para disa ditësh u refuzua nevoja për sjelljen e këtij ligji me procedurë të shkurtuar. SIpas Elmi Azirit nga kjo parti, ASH do t’i respektojë procedurat e nevojshme, ndërsa ligjin do ta propozojë edhe me procedurë të rregullt, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të njejtin ta propozojë grupi parlamentar i ASH-së e jo ministri i tyre.

“LSDM në këtë rast ka bërë autogol për vete për arsye se pikërisht LSDM në vitin 2018 ka propozuar ligj për amnisti, ka votuar ligj për amnisti. Natyrish, ky ligj në pjesën dërrmuese është i njejti, përpos që ministri Lloga i ka tërhequr disa nene që kanë të bëjnë me funksionarët publikë. Ndoshta edhe kjo ka qenë një hendikep që ato nuk e kanë propozuar një ligj të tillë”, deklaroi Elmi Aziri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share