LSDM përmes një kumtese thonë që janë rritur dukshëm rrogat dhe pensionet ndërsa janë ulur kamatat dhe kreditet, përcjellë Klan M.
”Masat dhe politikat ekonomike të LSDM-së siguruan paga dhe pensione më të larta. Paga minimale është rritur në 20.175 denarë, nga 8.800 denarë në vitin 2017. Paga mesatare për gjashtë vite nga viti 2017 deri në vitin 2023 është rritur për 59 për qind nga 22.889 në 36.465 denarë, përkatësisht për 13.576 denarë.
LSDM siguroi rritje rekord të pensioneve, e cila me rritjen që pason në shtator do të arrijë në 25 për qind. Pas 15 vitesh është nënshkruar Marrëveshja e re e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, me të cilën pagat në sektorin publik në shtator do të rriten për 10 për qind, ndërsa të gjithë përafërsisht 130.000 të punësuarit do të marrin edhe K-15 në vlerë prej 10.000 denarë.
Ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe Ligjin për Përmbarim i dhanë fund kamatës së madhe që rëndon buxhetet familjare të mijëra qytetarëve.
Më nuk do të lejohet që kamata të tejkalojë shumën e borxhit kryesor, nuk do të ketë më situata kur për borxh prej 1000 denarë të kthehen deri në 10.000 denarë. Afati i parashkrimit shkurtohet nga 10 në 5 vjet nga vlefshmëria e vendimit. Kreditë e shpejta janë të rregulluara, ku kostot nuk mund të jenë më të larta se 60 për qind e shumës së kredisë.
Përderisa shumica parlamentare e LSDM-së i barti këto ndryshime ligjore, deputetët e DPMNE-së dhe të Majtës nuk votuan PRO, me çka edhe një herë konfirmuan se për ta nevojat e qytetarëve janë në vendin e fundit.
LSDM vazhdon të sjellë masa dhe zgjidhje që janë në interes të të gjithë qytetarëve” – thuhet në kumtesën e LSDM-së. /KlanMacedonia/