LSDM-ja dhe VMRO-ja me akuza – kërkohet shkarimi i Rexhepit

KOMISIONI PËR MBYKQYRJE TË ASK-SË DHE AZKZ

Është bllokuar përkohësisht puna e Komisionit për Mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për kundër-zbulim në të cilin duhej të vërtetohej nëse çertifikata e Bojan Hristovskit e marrë nga Pllovdivi është origjinale ose falce.

Puna e Komisionit është ndaluar përkohësisht sepse VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar që anëtarët e këtij komisioni të kryejnë vizitë në ASK dhe në Agjencinë për Zbulim dhe Kundër Zbulim. Kjo pikë e rendit të ditës nuk është vendosur në diskutim përshkak se kreu i këtij komisioni ka thënë se një vizitë e tillë nuk mund të kryehet përshkak se ai po edhe zëvendësi i tij, ende nuk është pajisur me çertifikatën për siguri që është e nevojshme për kë kryer kontrolle në ASK dhe Agjencinë për Kundër Zbulim.

Lidhja Social Demokrate akuzon VMRO-në për bllokim të punës së komisionit.

“Këtë që sot e pamë në Komisionin për mbikëqyje të Agjencionit për Siguri Kombëtare dhe Agjencionit për Kundër-zbulim është dëshmi e pastër se VMRO-ja ik nga përballja me opinionin Duke e keqpërdorur shumicën ata sot parandaluan zhvillimin e seancës dhe pyetjeve për drejtorin e ASK-së përgjigje të cilat i pret opinioni, edhe ai vendor po edhe ai ndërkombëtarë. Sjellja e sotme e shumicës parlamentare tregon vetëm një gjë mungesë totale të demokracisë për sundim të së drejtës” – tha Petrovska.

VMRO-DPMNE-ja nga ana tjetër, ka kërkuar nga LSDM-ja që të ngrisin interpelancë për shkarkimin e deputetit dhe kryetarit të Komisionit Skender Rexhepi sepse sipas tyre, kjo është një precedan që s’ka ndodhur më heret. Sipas VMRO-së kjo është shkelje e ligjit dhe kushtetutës.

“VMRO-DPMNE-ja do të mbështeste pikën në të cilën do të duhej të diskutonim për çertifikatën. E thamë qartë në seancë, nuk kishim hambendje. Ajo që është e pamundur është se na u shkurtua e drejta për të shtuar pika në rend të ditës. As propozimi i LSDM-së as propozimi i VMRO-DPMNE-së. Kryetari i komisionit që vjen nga opozita nuk na lejoi të sqarohemi për propozim pikat që i kishm për rend dite dhe sinqerisht nuk e di pse kolegija ka mos-pajtime ose diçka nuk e ka të qartë. Nëse kanë mos pajtime me kryetarin nëse janë të revoltuar me punën e komisionit lirisht, mund të dorëzojnë interpelancë mbi punën e kryetarit të komisionit të cilën ne do ta mbështesim” – tha Toni Jarevski, VMRO.

Ndryshe, në rend dite në këtë komision ka qenë pika e vetme, verifikimi i çertifikatës së drejtorit të Agjencisë për Siguri kombëtare por duke kërkuar pikë të re në rendin e ditës VMRO-ja që ka shumicën në këtë komision ka “bllokuar” përkohësisht këtë komision pasi, kryetari i këtij komisioni Skender Rexhepi nuk ka pranuar që ta fus në rend të ditës për diskutim, propozimin e VMRO-së./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share