LSDM: Investojmë në Shëndetësi – paga më të larta për mjekët!

LSDM e kryeministrit Kovaçevski ka thënë sot se pushteti i tyre vazhdimisht investon në përmirësimin dhe modernizimin e shëndetësisë, me investime kapitale në objekte dhe pajisje, si dhe në ngritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë, përcjell KlanM.

“Vetëm ditët e fundit në të gjithë qendrat mjekësore në vend janë vënë në përdorim një numër i madh i objekteve shëndetësore të sapo rinovuara, si dhe pajisje të reja. Klinika për sëmundje kirurgjikale në Shkup ‘Shën Naumi i Ohrit’, është modernizuar me blerjen e aparateve të reja, në vlerë prej 1 milion euro, të siguruara nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM. Është blerë aparati i ri modern për litotripsi, aparati i ri për mamografi me tomosintezë dhe kolona laparoskopike për kryerjen e procedurave kirurgjikale minimale invazive, e cila tashmë është vënë në funksion në këtë Klinikë. Në Klinikën e Ortopedisë është vënë në përdorim salla e kirurgjisë e rinovuar tërësisht. Me një investim prej 15.000.000 denarë, mjete të siguruara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe donacione, mundësohet që Klinika të ketë rritje të numrit të operacioneve për 20% në vit, ndërsa me pajisjet e reja pacientëve u sigurohet kujdes modern dhe i plotë. Klinika e re në Kozle është shndërruar nga një institut për sëmundjet e mushkërive në një klinikë ku ofrohet edhe kujdesi specialistik në nivelin terciar. Një numër i madh i pajisjeve të reja janë marrë në klinikën e gastroenterohepatologjisë me repartin e ri tërësisht të rinovuar, pastaj në departamentin e endokrinologjisë, në klinikën e toksikologjisë, si dhe në repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Qytetarët e Sarajit për herë të parë pas 50 vitesh morën një qendër poliklinike moderne, me vlerë 1.3 milionë euro”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share