LSDM: Instalime pro-ruse në protestat e dhunshme

“CILI ËSHTË ROLI I DRAGAN KOVAÇKIT?!”

Koalicioni antievropian VMRO DPMNE – “Levica”, me protesta të dhunshme dhe skenare të përgjakshme po veprojnë kundër integrimit të vendit në BE – përcjell KlanM akuzën e socialdemokratëve, të cilët thonë se epilogu I protestave të dhunshme të këtyre dy partive dhe ASH-së janë mbi 50-të policë të lënduar dhe tentativa për inskenimin e skenareve për incidente ndëretnike, sic thonë nga LSDM-ja, të instalimeve proruse në protesta, raporton Klan M.

“Flamujt rus në protesta, ofendimet ndaj bashkëqytetarëve tanë nga bashkësi tjera etnike janë dëshmi e qartë se protestat nuk janë kundër propozimit evropian, por një përpjekje e pasuksesshme për rrëzimin e qeverisë dhe krijimit të konfliktit etnik, për të destabilizuar vendin” –Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së.

LSDM-ja,sic përcjell KlanM, kërkon përgjigje nga opozita maqedonase se cili është roli në protesta I deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki.

“VMRO-DPMNE- hesht dhe nuk përgjigjet se cila është lidhja e dezertorit ushtarak Dragan Kovaçki me dhunuesit e maskuar para Kuvendit. A I ka koordinuar Kovacki ish-pjesëtarët e Armatës për skenare të përgjakshme?” – tha Kaevski.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se në periudhën vendimtare për eurointegrimet, VMRO-DPMNE-ja dhe “E Majta” po bëjnë gjithcka që ta destabilizojnë vendin dhe ta largojnë nga BE-ja, duke shtuar se do të ketë përgjegjësi për secilin që përpiqet ta cënojë stabilitetin e vendit.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share