MASAT QEVERITARE
Rritja e harxhimeve jetësore po bëhen një sfidë e padurueshme për shumë familje kurse produktet themelore të ushqimit po shndërrohen në luks – thonë nga LSDM-ja duke e quajtur mashtrim masën qeveritare me të ashtuquajturën “Shporta e Vitit të Ri”
Socialdemokratët thonë se po shihet skenari I njëjtë – tregtarët fillimisht rritën çmimit, më pas masat hynë në fuqi.
Nga LSDM-ja thonë se gjatë ditë së djeshme kanë inspektuar disa markete dhe sipas tyre ky është realiteti.
LOLITA RISTOVA – LSDM
“Çmimi i vajit tani është 97 denarë, kurse më 1 tetor ishte 83 denarë. Do të thotë kemi rritje e jo zbritje.
Vezët që shiteshin nga 75 – 85 denarë tani janë mbi 100 denarë. Nga 107 – 140 denarë. Gjithashtu rritje të çmimeve.
Tek djathi i përizer s`ka ndryshime dhe çmimet lëvizin rreth 450 denarë – pa ndryshime.
Kaçkavali është shtrenjtuar dhe tani është mbi 600 denarë për kilogram.
Jogurti me 3.2% yndyrë, në disa markete ka mbërritur mbi 72 denarë, gjithashtu me çmim në rritje.
Ulja e djathit të lopës është minimale – vetëm 5 denarë dhe tani është 398 denarë për kilogram
Ky është realiteti, këto janë faktet që e tregojnë qartë mashtrimin që qeveria ua përgatiti qytetarëve me këtë shportë” – thuhet në reagimin e LSDM-së. /tvklan.mk/