LSDM: Hetimet për rastin në Onkologji po i bëjnë institucionet kompetente

Hetimin për rastin e Onkologjisë, për skemën e shëmtuar të krijuar shumë vite më parë, po e bëjnë institucionet kompetente, ndërsa VMRO-DPMNE-ja me veprimet e saj vetëm sa i bën dëm të gjithë procedurës, thonë sot nga LSDM.

“VMRO-DPMNE është zhytur aq poshtë sa po abuzon me të sëmurët dhe në vend që ta mirëpresë hetimin po e pengon duke tentuar ta politizojë dhe ta përziejë me një autoritet inekzistent.

Kjo vetëm konfirmon se Mickoski ka frikë nga ajo që do të tregojë hetimi, për gjithçka që është bërë në Onkologji vite më parë.

Kushdo i padrejtë në rastin e Onkologjisë do të mbajë përgjegjësi dhe do të sillet para drejtësisë, pavarësisht nga përkatësia partiake, etnike apo tjetër”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share