LSDM: Furrat po prodhojnë bukë për 33 denarë, po mbrojmë qytetarët në kohë krize

Nga LSDM përmes një komunikate thonë se masa e Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës po respektohet. Nga kjo parti shtojnë se pushteti po mbron qytetarët në kohë krize.

“LSDM mbrojti qytetarët dhe nuk lejoi përfitime në kohë krize. Masa për ngrirjen e çmimit të bukës për maksimum 33 denarë dhe obligimi për furnizim me të njëjtën po jep rezultate. Furrat e mëdha të cilat e bojkotuan obligimin për dy ditë, bukën e bardhë prej 450 gramësh e dërgojnë në tregje me çmim prej maksimumi 33 denarë”, thonë nga LSDM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share