“Në momentin historik për procesin e integrimit evropian të shtetit, është e qartë si kristali se LSDM është lider i konceptit evropian të shtetit, ndërsa në anën tjetër DPMNE është kundër BE-së.” Kështu thonë nga LSDM-ja e kryeministrit Kovaçevski, sipas të cilëve, aktualisht ka dy koncepte politike në vend, ai i LSDM-së dhe tjetri i VMRO-së, njëri ‘për’ dhe tjetri ‘kundër’ BE-së, përcjell KlanM.
“LSDM është për BE-në, si synim themelor strategjik i shtetit dhe hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, rritjes së pagave dhe pensioneve, qasje në fondet evropiane, kushte më të mira për kompanitë, vlera dhe standarde evropiane. Në anën tjetër, DPMNE-ja është kundër BE-së. Ajo manipulon qytetarët me gënjeshtra për gjoja bullgarizim, asimilim, humbje të identitetit dhe gjuhës, gjoja diktat bullgar, me kundërshtime të paargumentuara ndaj ndryshimeve kushtetuese, bllokon rrugën evropiane të shtetit dhe të ardhmen evropiane të popullit. Shumë kohë e kaluar duke pritur. Kanë kaluar 18 vjet nga marrja e statusit kandidat në vitin 2005, vitin e kaluar filluam negociatat për anëtarësim, tani shansi për një hap përpara është i madh, dyert e BE-së janë të hapura, mbështetja nga partnerët strategjikë është e qartë dhe e konfirmuar”, thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia