LSDM: E ngritëm pagën mesatare në 630 euro – 270 më shumë se VMRO

LSDM e Kovaçevskit është mburrur sot se ka rritur pagën mesatare dhe se masat e LSDM-së për prosperitet ekonomik dhe standard më të mirë të jetesës për qytetarët, siç thuhet, po japin rezultate, përcjell KlanM.

“Paga mesatare është ngritur në gati 39.000 denarë – 630 euro. Që nga viti 2016, pra që nga koha e DPMNE-së, LSDM-ja e ka rritur pagën mesatare për 270 euro – nga 360 euro në 630 euro! LSDM ka treguar me veprim se e respekton dhe e vlerëson punën e të gjithë punëtorëve. Me LSDM-në, pagat do të vazhdojnë të rriten, ndërsa me anëtarësimin në BE, pagat dhe pensionet do të jenë deri në 70 për qind më të larta se sa janë sot”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share