Debakël i ri i të robëruarit të Dimitar Apasievit, Hristijan Mickoski. Ranë në ujë të gjitha gënjeshtrat e tij për shumicë të re parlamentare, për shpërbërjen e Kuvendit në fund të shkurtit dhe zgjedhje të parakohshme në maj.
Kështu shprehen sot në kumtesë për media nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.
“Mbrëmë më 27 shkurt, ministrat e rinj në Qeveri u votuan me 65 vota të deputetëve dhe asnjë kundër, që paraqet rritje të shumicës aktuale parlamentare. 10 ditë deputetët e VMRO-DPMNE-së përmes debateve të pakuptimta, ku flisnin për gjithçka përpos për temën që ishte në rend dite, u përpoqën të prolongojnë zgjedhjen e ministrave të rinj.
10 ditë deputetët e VMRO-DPMNE-së e pengonin zgjedhjen e ministrave dhe me këtë kanë penguar punën e ministrive të caktuara, në dëm të qytetarëve që në fund, ashtu si shumë herë deri tani, kur erdhi koha për votim ata nuk arritën të mbledhin forcat dhe të votojnë kundër propozimeve që aq shumë i kritikonin. Shumica e rritur parlamentare është mposhtje e re e veprimeve të Mickoskit dhe vërtetim i ri i gënjeshtrave se Kuvendi vetëm sa nuk është shpërbërë”, thuhet në kumtesën e partisë në pushtet.
Sipas tyre, LSDM dotë vazhdojë me realizimin e reformave, të masave dhe politikave që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit.