Derisa qeveria e Mickoskit është duke fluturuar në qiell dhe planifikon të blejë Aeroplan, Maqedonia e Veriut, renditet e treta në Evropë sipas shtrenjtimit të bukës – thonë nga LSDM-ja duke u thirrur në të dhënat e fundit të EUROSTAT-it.
Socialdemokratët thonë se kjo paraqet rezultat të poliikave të gabuara ekonomike të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit që favorizojnë elitat kurse harrojnë qytetarët.
“Shtrenjtimet e mëdha dhe çmimet e larta po gëlltisin të ardhurat e familjeve në Maqedoni dhe paraqesin kërcënim për rritje të varfërisë. Nuk kemi bukë kurse blejmë çokollata, është pjesë e politikës së kësaj qeverie” – reagojnë nga LSDM-ja.
LSDM kërkon që të lehen anash inatet partiake dhe Qeveria të pranojë propozimet e LSDM-së.
-Të hiqet TVSH-ja për produktet themelore të ushqimit;
-Të rritet paga minimale dhe pagat në resorët tjerë;
-Të ndërmerren masa për kontrollin e çmimeve të ushqimit dhe energjensave;
Mjaft më me premtime të rrejshme dhe fjalë boshe! Qytetarët nuk mund të durojnë më! – thuhet në reagimin e LSDM-së.