MICKOSKI TË VENDOS – BE-ja APO “LEVICA”?!
LSDM-ja duke u kundërpërgjigjur në kërkesat e opozitës, që sa më shpejt ndryshimet kushtetuese të dorëzohen në Kuvend, për dorëheqje të Kryeministrit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sic njofton KlanM, presin që Mickoski t`i rregullojë qëndrimet dhe të prononcohet nëse është me BE-në ose me “Levicën”.
“Siç paralajmëroi Kryetari i LSDM-së dhe Kryeminstri, Dimitar Kovaçevski, presim që në 10 ditët e ardhshme të realizohet takimi me Mickoskin. Është koha për përgjegjësi para qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të vendit nga të gjitha partitë, llogaritur edhe VMRO-DPMNE-në. Është koha për votën për Evropë në Kuvendin e RMV-së për të vazhduar rruga evropiane e vendit. Shumë me rëndësi është që kjo të ndodh deri në fund të vitit, për shkak se viti i ardhshëm është vit zgjedhor. Presim Mickoski t`i ndajë qëndrimet dhe të thotë çfarë ka vendosur: BE-ja apo “Levica” – tha Darko Kaevski, deputet i LSDM-së. /KlanMacedonia/