“Paaftësia e VMRO-DPMNE-së e solli në kolaps transportin publik dhe krijoi kaos në funksionimin e qytetit të Shkupit”. Kështu shprehen sot nga Lidhja Social Demokrate Maqedonisë lidhur me protestat që po mbahen në udhëkryqin te “Mavrovasja” nga shoferët të autobusëve privatë.
Sipas tyre, shoferët e autobusëve privatë nuk funksionojnë përshkak borxheve të papaguara nga ana e Qytetit të Shkupit.
“Shkupjanët janë të obliguar t’i shfrytëzojnë vetëm linjat e NQP-së, të cilat nuk janë të rregullta dhe kjo shkakton nervozë, vonesë në punë, në shkollë, në fakultet, në mjek.
Përshkak paaftësisë dhe papërgjegjësisë së VMRO-DPMNE-së, Shkupi për herë të parë në histori ngeli pa transport publik. NQP po fundoset në borxhe.
Derisa transporti publik është në kaos dhe nuk janë askund autobusët e rinj që VMRO-DPMNE dhe Arsovska i premtuan, e as që ka fabrikë për autobusë elektrik që kryetari shpic Mickoski i paralajmëroi.
Arsovska vitin e kaluar i fitoi zgjedhjet lokale pikërisht përshkak premtimeve për transport publik. Ajo premtoi transport të shpejtë, efikas dhe falas për të gjithë qytetarët.
Në vend t’i realizojë premtimet, VMRO-DPMNE dhe Arsovska krijuan katastrofë në Qytetin e Shkupit, thonë nga LSDM./Zhurnal.mk