Prona e Janushevit
LSDM publikoi një dokument që pretendon se avokati i njohur Pançe Toshkovski ka vërtetuar pasurinë e dhuruar të Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, dhe ka kërkuar një hetim të plotë nga institucionet kompetente.
Situata bëhet më intriguese për faktin se në të njëjtin ndërtesë në qendër të Shkupit, ku Janushev ka pronën e tij, gjendet edhe ministri Toshkovski.
Nga LSDM thonë se dyshimet janë të forta sidomos për lidhjen e mundshme të tyre si investitorë të një projekti të përbashkët ndërtimi.
“A thua vallë Toshkovski dhe Janushevi paraqiten edhe si investitorë për ndërtim të përbashkët të ndërtesës së njëjtë ku kanë prona? A janë miq sipas pronës apo sipas biznesit? I gjithë rasti me parcelën ku gjendet ndërtesa ku kanë prona Toshkovski dhe Janushevi daton nga viti 2010 me procesin e denacionalizimit dhe privatizimit. Pyetja është se si toka shtetërore, privatizohet, ndërrohen pronarët, ndërtohet ndërtesa, e cila në fund përfundon me pronë të Toshkovskit dhe Janushevit?” – thonë nga LSDM.
Por, Ministri Toshkovski, thotë se LSDM-ja po sillet si mbrojtës I krimeve të BDI-së në të kaluarën. Toshkovski shprehu keqardhje që LSDM-ja po e sulmon lidhur me pronën e tij. Ai u zotua se MPB-ja nuk do të zbatojë “gjueti të shtrigave” por do t`i ndjek kriminelët.
”Gjatë ditës së djeshme është fakt që jam sulmuar nga një parti opozitare. Më vjen keq që LSDM-ja del të jetë mbrojtësi i të gjitha krimeve që BDI ka bërë në të kaluarën. Dua të njoftoj se në të ardhmen, Ministria e Brendshme, bazuar në prova dhe fakte, do të procedojë të gjitha ato procedura që ka, për secilin prej atyre që kanë qenë të paprekshëm deri më tani” – tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.
Komisioni Antikorrupsion ka paralajmëruar se do të kryejnë kontrolle të pronës së Janushevit. Kërkesa është dorëzuar nga Drejtoria e Kundërzbulimit Financiar.
Kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE, duke shtruar pyetjen përse Janushevi nuk është arrestuar gjatë qeverisjes LSDM-BDI, nëse skema e pretenduar me pronën, sic thotë LSDM-ja, daton nga viti 2010.
Sekretari i Përgjithshëm I Qeverisë, Igor Janushev, ka theksuar se nuk ka tokë të dhuruar por të dhënat janë vënë gabimisht për cka tashmë është bërë korigjimi. /tvklan.mk/