“Love Island” në prag të nisjes, zbulohen pak nga pamjet e vilës luksoze në jug të Shqipërisë

“Love Island Albania” do të nisë trasmetimin këtë të dielë, në TV Klan, nën moderimin e Luana Vjollcës. Kuriozitet të madh nga publiku padiskutim që ka pasur për protagonistët e programit, por edhe për vilën luksoze ku do të qëndrojnë “Islanders”.

Më herët është zbuluar se vila luksoze do të jetë e vendosur në jug të Shqipërisë, ndërkohë që ditën e sotme ekskluzivisht për ju zbuluam disa foto nga ambientet e brendshme të saj. Në faqen zyrtare të “Love Island” në Instagram janë publikuar tre foto nga ambientet e brendshme të vilës.

Më saktësisht një foto e “Fire Pit” (i quajtur ndryshe rrethi i zjarrit). Në bazë të patentës “rrethi i zjarrit” është një ambient shumë i rëndësishëm i shtëpisë pasi të gjitha ndryshimet e çifteve dhe diskutimet e “zjarrta” ndodhin aty.

Në një foto tjetër shfaqet dhoma e ditarit, ku protagonistët do të rrëfehen për jetën e tyre dhe gjithçka tjetër që nuk duan ta ndajnë me banorët e tjerë. Dhoma e ditarit është një ambient privat ku konkurrentët do të kenë mundësi të shprehin emocionet e tyre lehtësisht. Gjithashtu do të jetë nje vend qetësie për të gjithë konkurrentet që dëshirojnë pak çaste privatësi.

Një tjetër detaj interesant nga fotot e publikuara është edhe një shenjë SHSHSHSH në shtëpi, kjo na zgjoi kuriozitetin të gjithëve. Hmmm ku të jetë vendosur vallë?!

Risjellim në vëmendje se ditën e djeshme, në faqen zyrtare të “Love Island”, u zbulua dhe një nga konkurrentet, ajo quhet Ilda Mema dhe është influencer. Gjithashtu një tjetër konkurrent do të zbulohet ditën e sotme dhe jemi në pritje për t’u njohur me të gjithë protagonistët deri në nisje të programit më datë 3 shtator në TV Klan, në orën 21:00./ Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share