Love Island Albania/ Rrëfime ekskluzive, tradhti, ndarje, debate të forta dhe gjithçka ka ndodhur këtë javë i zbuloni sonte në ‘Prime’ në orën 21:00!

Love Island Albania spektakli që ka thyer rekorde shikueshmërie transmetohet çdo ditë në Tv Klan me episode ditore në orën 18:20 dhe ‘Prime’ i cili transmetohet të dielën në orën 21:00, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Eliminimi i papritur i Emiljanos dhe futja e një bombshell-i të ri në vilë ka trazuar ujërat dhe vila nuk është më në qetësi.

Sonte për herë të parë në Love Island Albania një nga ishullorët do të bëjë një rrëfim ekskluziv me një të vertetë që nuk e ka thënë më parë. Si do e presin ata këtë rrëfim?

Puthja e Harisit me Eridën, ndërlikoi përsëri marrëdhënien e Harisit dhe Amadeas. Çifti edhe këtë javë ka patur përplasje me njëri-tjetrin për shkak të xhelozisë së Amadeas kundrejt Harisit.

Ndarja e Arlindit dhe Xhoanës ishte kryefjalë për ishullorët këtë javë, edhe pse të ndarë ata nuk kanë nguruar të thumbojnë njëri-tjetrin. Nga takimi romantik dhe garat me makina jashtë vilës sot ndodhen në një situatë që as nuk flasin me njëri-tjetrin. Të dy janë betuar që nuk do kthehen më bashkë, por këtë do e zbulojmë sonte në ‘Prime’ në rikrijimin e çifteve.

Denisi dhe Xhesika dy ish-partnerë jashtë vilës që u kthyen përsëri bashkë në vilë i kanë shprehur ndjenjat njëri-tjetrit, por zënkat dhe xhelozitë mes tyre nuk kanë munguar as këtë javë.

Nga një marrëdhënie shumë e bukur që dukej sikur s’do kishte fund, sot Ueda dhe Aleksandros janë ndarë për shkak të moskomunikimit dhe xhelozisë që kanë ndaj njëri-tjetrit. Futja e bombshell Xhulianos në vilë ka frikësuar Aleksandros për Uedën pasi mendon që ai është në shijet e saj dhe mund të bëhen çift, në këtë mënyrë Aleksandros humb Uedën dhe mbetet përsëri vetëm.

Këto dhe shumë të tjera do t’i zbuloni në super show-n e mbrëmjes së sotme në orën 21:00 në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës dhe opinionistët Olti Curri e Dalina Buzi.

/Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share