LOV “Parisi 2024”: Pjesëmarrës 10,714 sportist nga 206 vende të botës

Të premten edhe zyrtarisht hapet Edicioni i 33-të Lojërat e Olimpike Verore “Parisi 2024” që fillon nga data 26 korrik deri më 11 gusht, do të marrin pjesë mbi 10,714 sportistë nga 206 shtete të botës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë 592 pjesëmarrës dhe janë vendi me numër më të madh të sportistëve. 32 sportist rusë dhe bjellorusë do të garojnë pa flamujt e vendeve të tyre, ndërkohë që e pranishme është edhe skuadra olimpike e refugjatëve.

Ja shifrat e pjesëmarrësve në Lojëra:

Gjithësejt 10,714 sportistë nga 206 vende do të marrin pjesë në ngjarjen më të madhe sportive, Lojërat Olimpike Verore, të cilat nisin më 26 korrik në Paris..

Vendi me numrin më të madh të sportistëve pjesëmarrës është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 592, ndjekur nga Franca me 573 dhe Australia me 460. Pas tyre vijnë Gjermania me 428 dhe Italia me 403 sportist, duke plotësuar pesëshen e parë me më tepër sportist pjesëmarrës .

Vendi me popullsinë më të madhe në botë, India, do të ketë vetëm 117 atletë, në vendin e 25-të për numrin e pjesëmarrësve, ndërsa Kina, që është edhe ndër kandidatët kryesorë për të fituar garën e medaljeve të arta, është e shtata për numrin e pjesëmarrësve, me 388.

17 bjellorusë dhe 15 rusë do të konkurrojnë pa flamurin e vendeve të tyre, ndërsa skuadra olimpike e refugjatëve do të ketë 37 anëtarë, 14 prej të cilëve nga Irani.

-Shqipëria në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024” do të prezantohet me 8 /tetë/ sportistë dhe atë: atletët Luiza Gega dhe Franko Buraj, mundësit Islam Dudaev, Chermen Valiev dhe Zelimkhan Abarkov, notuesi Kaltra Meça dhe Grisi Koxhaku si dhe Manjolla Konini .

-Kosova në e Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024”, do të përfaqësohet me 9 /nëntë/sportist prej të cilëve pesë janë në sportin e xhudos si Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, boksierja Dinjeta Sadiku, atletja Gresa Bakraçi, dhe dy sportist nga noti Hana Beiqi dhe Adella Saboviq.

-Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet me gjashtë sportist Anastasija Mojsovska në disiplinën qitje 10 metra me pushkë ajrore, Nikolla Gjuretanoviq në not në disiplinën 400 metra stli lirtë, xhudisti Edi Sherifovski , Mila Reliq në sportin e Taekvondo, mundësi Vlladimir Egorov dhe maratonisti Dario Ivanovski.

Për shkak të agresionit rus në Ukrainë, në Lojërat Olimpike nuk do të ketë atletë që konkurrojnë me flamurin e Rusisë dhe të Bjellorusisë. Atletët rusë dhe bjellorusë do të mund të konkurrojnë si sportistë individualë të pavarur, për sa kohë që nuk përkrahin aktivisht luftën, pasi të jenë miratuar nga federatat ndërkombëtare të sporteve të tyre e më pas nga paneli i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Vendet si Belize, Lihtenshtejn, Nauru dhe Somalia do të kenë vetëm nga një përfaqësues.

Në prag të këtij evenimenti, shteti i Francës ua ka refuzuar vizat rreth 100 gazetarëve, trapistëve dhe punonjësve teknikë, për shkak të shqetësimeve për spiunim në mesin e të cilëve janë refuzuar vizat e 10 gazetarëve rusë dhe bjellorusë./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share