LOV “Paris 2024″ Australia deri mësot ka të fituara pesë medalje olimpike

Lojërat Olimpike Verore “Parisi 2024” tani më po vazhdojnë sipas planit të organizatorit në ditën e tretë të garave. Sa i përket medaljeve, Australia ka dominuar në garat e notit dhe udhëheq renditjen medaljeve me pesë të tilla duke mbajtur provizorisht vendin e parë, pasi ka fituar tri të arta dhe dy të argjendta.

Në vendin e dytë vjen Kina me dy të arta dhe një të bronztë. SHBA-të mbajnë vendin e tretë me pesë medalje: një të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta. Medalje të arta deri më tani kanë fituar edhe Franca, Belgjika, Japonia, Kazakistani, Gjermania dhe Hong Kongu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share