Lokja 83 vjeçare nga Veleshta e Strugës, Fikrije Nasufi ka zgjedhur ditën e premte për të bë një vepër humane. Ajo ka nënshkruar te avokati se tërë pasurinë e saj ia dhuron vakëfit të Strugës.
Avokati Besnik Asani nga Struga, thotë se bëhet fjalë për pasuri të madhe, duke shtuar se vlera e saj në treg konsiderohet mbi 50 mijë euro.
“Punë që e bëj me kënaqësi. Sot gjyshja Fikrije Nasufi dhuroi pronën e saj vakëfit. Prona ka vlerë të madhe. Te gjyshja Fikrije pash një bidje të plotë dhe besim të fortë në Zot. Zoti e shpërbleftë me të mira pa fund!”, ka shkruar avokati Asani në rrjetin social Facebook në të cilën i ka bashkangjitur edhe një fotografi të përbashkët me të moshuarën dhe familjarët e saj.
E moshuara Fikrije Nasufi, përkrahje për këtë vendim ka pasur edhe nga familja./KlanMacedonia/