Lokacionet ku Specialja dyshon se u kryen krime në Kosovë

Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, përmenden 40 lokacione ku dyshohet se u kryen krime. Aty përmenden më shumë se 400 persona të ndaluar jashtëligjshëm, 102 të vrarë dhe 20 të zhdukur.

Zona Drenicës e krijuar në pranverë të vitit 1998. Komandant i parë ishte Sylejman Selimi, pastaj Azem Syla, Sami Lushtaku dhe Sabit Geci. Zona e dytë ishte zona e Pashtrikut e krijuar në verë të vitit 1998.Në këtë zonë ndodhej numri më i madh i qendrave të ndalimit të përmendura në aktakuzë”.

“Zona e tretë është zona e Dukagjinit. Komandant ishte Ramush Haradinaj. Do të merrni sërë provash të nivelit të kontrollit në këtë zonë nga ai. Kemi një vend krimi që shfaqet në këtë zonë në Jabllanicë. Zona e katërt është ajo e Llapit, komandant i zonës ishte Rrustem Mustafa i njohur si Remi.

Zona e pestë është ajo e Nerodimes, kjo drejtohej nga Shukri Buja. Zona e gjashtë ishte ajo e Shalës, komandant Rrahman Rama dhe zona e Karadakut, komandat ishte Ahmet Isufi”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share