Lojtarët e Chelsea drejt Arabisë

Pas Kante do të shkojnë edhe Koulibaly e Ziyech

Eksodi i futbollistëve të Chelsea drejt Arabisë Saudite po vazhdon. Pas N’Golo Kante i cili shkoi tek Al Ittihad si lojtar i lirë, ku u bashkua me Karim Benzema tani është radha e tre të tjerëve.

Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy dhe Hakim Ziyech, të cilët janë ende nën kontratë me blutë e Londrës, do të luajë në kampionatin arab që po forcohet me elementë cilësorë.

Koulibaly do të veshë fanelën e Al Hilal. Mësohet se do të përfitojë 30 milionë Euro në sezon për 3 vite.

Portieri Edouard Mendy do të bëhet pjesë e Al Ahli, pasi nuk ka është aktivizuar shumë në sezonin e fundit. Hakim Ziyech do të jetë shok ekipi me Cristiano Ronaldo te Al Nassr.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share