Lojrat e Fatit – BDI akuzon Qeverinë për mbështetje të bixhozit

BDI edhe sot ka shpërndare një skandal të madh që ka përfshirë industrin e bixhozit në RMv. Ata akuzojnë kompaninë privatë serbo bullgare për manipuliomin e institucioneve shtetërrore dhe përfitimin e madh financiar në dëm të shtetit dhe qytetarëve.  Sipas BDI-së, një kontratë joligjore ka mundësuar krijimin e një monopoli të bixhozit në shtet, me një investim fillestar prej vetëm 1 milion eurosh nga kompania private, e cila ka arritur fitime prej mbi 100 milionë eurosh. BDI akuzon se kjo kompani ka financuar drejtorin e Lotarisë, Aleksandar Klimovski, me mbi 140.000€, dhe se kjo kontratë e pazbatuar në përputhje me ligjin është nënshkruar pa miratimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Dje zbuluam që monopoli i bixhozit në shtet i kontrolluar nga kompania private serbo-bulgare e ka finansuar drejtorin e ri të Lotarisë Klimovski me mbi 140.000€, ndërsa për vete kanë fituar mbi 100 milion Euro në kurriz të shtetit dhe qytetarëve.  Këtë përfitim, kompania e preferuar serbo-bulgare e Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit, e ka arritur me një Kontratë tërësisht joligjore.  Për një depozitë prej vetëm 1 milion eurosh, pa pëlqimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, kompanisë private serbo-bullgare i jepet monopoli, me mbrojtje shtetërore, dhe i mundësohet fitim prej mbi 100 milionë euro”, tha Ademi.

Sipas BDI-së, kontrata e lidhur mes Lotarisë Shtetërore dhe kompanisë private serbo-bullgare ka shkelur në mënyrë flagrante Ligjin për Lojërat e Fatit, pasi nuk parashikon shumicën e kapitalit shtetëror, ashtu siç e kërkon ligji.

“Me dispozitën e konceptuar në këtë mënyrë në Kontratë, Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë jo vetëm që nuk ka shumicë në vendimmarrje dhe rrjedhimisht mungesë kontrolli për shkak të interesit publik, por i jep të drejtën e vetos kompanisë private serbo-bullgare.  Kjo është e paligjshme, dëmton buxhetin, shkel ligjin dhe duhet që të anulohet menjëherë si dhe të bartet përgjegjësi”, deklaroi Ademi. 

Koalicionivlen,  sipas BDI-së, ka favorizuar kompaninë private serbo-bullgare dhe ka emëruar Amet Miftarin si zëvendësdrejtor të Lotarisë, duke mos ndërmarrë asnjë masë për mbylljen e kazinove dhe bastoreve që shkelin ligjin.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share