Marrin pjesë 39 sportist, 16 trajner dhe tre refer
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar të hënën ekipin mesdhetar për edicionin e 19-të. Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat mbahen nga data 25 qershor deri më 6 korrik në Oran të Algjerisë.
Ekipi në përbërje prej 39 sportistëve, 16 trajnerëve dhe tre gjyqtarëve, u prezantua në ceremoninë e organizuar në në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku.
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u shpreh optimiste se këtë herë do të fitohen edhe më shumë medalje. Ajo kishte fituar të artën katër vjet më parë në LM Tarragona 2018.
Trajneri më i mirë i xhudos për vitin e kaluar, Driton Kuka, theksoi se krahasuar me katër vite më parë, këtë herë ka më shumë sportistë pretendentë për të fituar medalje.
Grupi i parë i ekipit niset sonte, ndërsa pjesa tjetër në ditët në vijim.
Lista e Kosovës për Lojërat Mesdhetare Oran 2022
Xhudo
Distria Krasniqi (-52 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Loriana Kuka (-78 kg)
Laura Fazliu (-63 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Erza Muminoviq (-48 kg)
Arbër Kullashi (-81 kg)
Shpati Zekaj (-100 kg)
Trajnerë: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi
Boks
Donjeta Sadiku (-60 kg)
Bashkim Bajoku (-52 kg)
Shpetim Bajoku (-63 kg)
Patriot Behrami (-69 kg)
Lorent Murati (-57 kg)
Trajnerë: Besim Brahimi dhe Faton Xhakli
Mundje
Egzon Shala (-125 kg)
Alban Sopa (-74 kg)
Trajner: Sylejman Shala
Karate
Elhami Shabani (-75 kg)
Fortesa Orana (+68 kg)
Melos Gashi (-84 kg)
Albulenë Gërvalla (-55 kg)
Adelina Rama (-61 kg)
Trajner: Ylber Syla dhe Nazmi Gashi
Atletikë
Muhamet Ramadani (hedhje e gjylës)
Astrit Kryeziu (800 m.)
Gresa Bakraqi (3000 m.)
Alaudin Suma (hedhje e diskut)
Trajnerë: Shaban Ramadani dhe Bajram Duja
Not
Alush Telaku (flutur: 100m., 200m., 50m)
Vanesa Beka (bretk. 50m. dhe 100m.)
Trajner: Kujtim Kito
Shigjetari
Hazir Asllani (70m. ind)
Edi Dvorani (70m. ind)
Valmir Gllareva (70m. ind)
Trajner: Fehmi Bylykbashi
Shenjëtari Sportive
Nexhat Sahiti (10 m. pist. ajër)
Drilon Ibrahimi (10 m. pushk. ajër)
Trajner: Fehmi Berisha