VLEN vazhdon të drejtojë akuza në adresë të BDI-së lidhur me veprime korruptive në Llotarinë Shtetërore. Integristët bëjnë thirrje për vetting.
Koalicioni VLEN ngriti sot akuza për korrupsion politik nga, siç thanë, kuadro të BDI-së në Llotarinë Shtetërore.
Bekim Sali nga ky koalcion tha se vetëm 35 ditë pas zgjedhjeve parlamentare Llotaria Shtetëror, përmes formimit të një kompanie tjetër nën emrin “NOVO VLT”, ka nënshkruar marrëveshje dy vjecare për furnizim publik të mijëra pajisjeve për kazinio.
Sipas tij, në kohën kur është nënshkruar marrëveshja për furnizim publik çmimi i tregut për një terminal videollotarie ishte 3.800 euro, ndërsa çmimi për të cilin është rënë dakort në marrëveshjen e nënshkruar për furnizim public është për rreth 6 mijë euro më i lartë, apo në total mbi 9 milion euro më shumë se vlera e tregut.
“Më 13 qershor 2024 apo saktësisht 35 ditë pas zgjedhjeve parlamentare është planifikuar që në një periudhë prej dy vitesh të prokurohen 1600 terminale videollotarie me një vlerë totale prej gati 19 milion euro. 02:12 Për të qenë edhe më të saktë, “ NOVO VLT” bordi mbikqyrës i së cilës që përfshin tre anëtarë të stafit të Artan Grubit, në periudhë paszgjedhore, atëherë kur dihej se BDI po shkon në opozitë, nga kompani private, gjegjësisht themeluesi i dytë ka prokuruar mijëra pajisje të kazinos për një periudhë për dy vitet e ardhshme me vlerë totale prej gati 19 milion euro. Kërkojmë nga Prokuroria Publike të hetojë se cilat janë motivet e këtij prokurimi publik. 03:35 Në xhepat e kujt do të përfundojë diferenca prej gati 10 milion euro?””, deklaroi Bekim Sali.
Bashkimi Demokratik për Integrim, duke u përgjigjuar akuzave të VLEN-it, ftojnë për veting ndërkombëtar ndaj politikës, gjyqësorit, prokurorisë dhe biznesit në 32 vitet e fundit.”
“Vlen” edhe njëherë shfaq injorancën maksimale, si pasojë e të qenurit vazal dhe jolegjitim me detyrë për të poshtëruar shqiptarët, sepse “akuzon” për tender të cilin e shpall një kompani private, me procedura dhe buxhet të tyre e jo me mjete buxhetore. Kjo mungesë alarmante e dijës dhe e kapaciteve drejtuese po i turpëron shqiptarët”, thonë nga BDI.
BDI thotë se çdo përpjekje për ta defokusuar opinionin, sic shprehen, me kotësira dhe gënjeshtra të përditshme, nga fakti që janë jolegjitim, vazal, puthadorë, shërbëtor dhe poshtërues të shqiptarëve. /tvklan.mk