Llogaritja dimërore e kohës! Akrepat kthehen një orë prapa – Ora 03:00 bëhet 02:00!

Në orën 03.00 pas mesnate nis llogaritja dimërore e kohës, ku akrepat e orës kthehen një orë prapa.

Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit të ardhshëm, kur sërish hyn në fuqi llogaritja verore e kohës.

Përveç vendit tonë, llogaritja dimërore e kohës zbatohet nga shumë vende evropiane, përveç Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë.

Parlamenti Evropian më 04 Mars 2019 votoi shfuqizimin e zhvendosjes sezonale të kohës nga viti 2021, por, Këshilli i BE-së nuk miratoi vendimin përfundimtar.

Ndryshimi sezonal I kohës, përvec se në Evropë, zbatohet edhe në shumë vende të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si dhe në shumë vende tjera të botës. Koha nuk ndryshon në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut, e as në vendet e kontinentit afrikan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share