Më 12 Tetor, kombëtarja kuqezi do të ketë ndoshta përballjen më të fortë të grupit në këtë fazë kualifikuesesh për Euro2024. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka zhvilluar këtë të shtunë një konferencë për shtyp ku i është përgjigjur interesit të medias.
Trajneri u shpreh se ka besim tek lista që ka grumbulluar për këtë ndeshje.
“Në listë kemi 25 lojtarë. Besoj se janë të mjaftueshëm për ta përballuar. Me këtë listë që kemi bërë jemi gati dhe nuk kemi probleme”, tha ai.
Po ashtu thotë se është herët për të bërë llogari teksa vlerëson maksimalisht Çekinë.