Lloga – Taravarit: Uroj që sa më pak ti shërbejë VMRO-DPMNE-së

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së, Krenar Lloga në Kongresin e jashtëzakonshëm, u shpreh që Taravari aty ku është bashkuar sa më pakë ti shërbejë VMRO-DPMNE-së. Ai poashtu tha se një njeri që nuk pranon ta kandidoj shtëpia e vet si mund të pranoj ta kandidojnë shtëpitë e huaja.

“Ne sot japim mesazhin prek këtij Kongresi se për shtëpinë tonë ne vendosim ne. Ja kemi thënë në një tavolinë kur kemi qenë me kryetarin se Kuvendi Qendron ka propozuar që ti Arben ose Ziadini ti prini kësaj. Jo tha e përjashtoj me çdo çmim. Po ka qenë para disa jave kur i kam thënë po kryetar kandidohu për president.Jo. Një njeri që nuk pranon ta kandidoj shtëpia e vet si mund të pranoj ta kandidojnë shtëpitë e huaja. Ju uroj rrugëtim të mbarë andej ku kanë shkuar dhe më pak ti shërbejnë VMRO-DPMNE-së”, tha Lloga.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share