Lloga: Taravari nuk ka fituar lëndën rreth “vulave të ASH-së”, lënda është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka reaguar pasi Arben Travari tha se partia do t’i takojë këtij të fundit. Lloga tha se Taravari nuk ka fituar lëndën rreth “vulave të ASH-së pasi siç bërë të ditur, lënda është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës.

“Edhe pas presionit të Taravarit dhe padronit të tij, ai nuk ka fituar lëndën rreth “vulave të ASH-së”. Lënda rreth legjitimitetit të Aleancës për Shqiptarët është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Tetovës.

ASHM – Aleanca për Shërbimet ndaj Mickoskit do ishte e drejtë të quhet subjekti i ri pas ndarjes nga partia jonë. 100 ditë në qeverisje me VMRO-DPMNE e kanë dëshmuar në çdo sekondë veprimtarinë kuislinge.

P.s edhe në Gjykatën e Apelit në Gostivar është ndërruar gjyqtarja ama… Ska lidhje be shoc, mos e përmend se në favorin tonë është”, tha Lloga.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share