Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se si anëtar i Këshillit Gjyqësorë do të kërkojë që të kontrollohen të gjitha lëshimet që janë bërë gjatë procedurës për të gjitha lëndët ku akuzohet Jordan “Orce” Kamçev.
“Me Kamçevin ndodhi ajo që edhe pritej të ndodhë, në fakt që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk janë duke e pa. Z. Kamçev është njëri nga sponsorët kryesorë për shkatërrimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe emri i tij lidhet me shumë probleme që janë sot në vend. Më vjen mirë që ai u gjet në listën e zezë të SHBA-ve. Më vjen keq që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk e kanë parë dhe nuk vazhdojnë ta shohin atë me syrin të cilin e sheh edhe qytetari në vend”, tha Lloga.