Lloga: Nuk kemi premtuar “përkatësinë etnike” në certifikatat e lindjes

Futja e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes nuk ka qenë premtim dhe zotim i Aleancës për Shqiptarët dhe ministrit Lloga para se të futen në qeveri. Përkatësia etnike në këto certifikata erdhi si Udhëzim i Llogës për t’i shmangur rastet e punësimeve në administratë, ku qytetarë të kombësive tjera, me një deklaratë noteriale ndryshonin përkatësinë etnike dhe zinin vendet e punës të rezervuara për bashkësitë përkatëse etnike.

“Ministri i Drejtësisë ka bërë ndryshimin e Udhëzimit dhe ka vendosur në certifikatën e lindjes, vdekjes dhe të kurorëzimit grafën etnike të prindërve, ashtu siç e ka edhe ligji në fjalë. Ka qenë Gjykata Kushtetuese që është organi më i lartë që vlerëson ligjshmërinë e akteve. Në këtë rast, nuk është vlerësuar përmbajtja e certifikatës, nuk është rrëzuar certifikata përmes përmbajtjes, por është rrëzuar akti sepse nuk është sjellë në afat kushtetues”, tha mes tjerash Lloga.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka vepruar në këtë rast me standarde të dyfishta. Siç thotë ai, është hapur rruga që Udhëzimi i njejtë të sillet sërish nga ai si ministlr sepse është brenda ligjit./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share