Lloga nënshkruan Konventën e Hagës për pranim dhe ekzekutim të vendimeve të huaja gjyqësore në lëndët civile dhe tregtare

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në kuadër të vizitës punuese dyditore në Hagë e nënshkroi Konventën e Hagës për pranim dhe ekzekutim të vendimeve të huaja gjyqësore në çështjet civile dhe tregtare, nga data 2 korrik 2019. Konventa u nënshkrua në prani të Sekretarit Gjeneral të Konferencës së Hagës mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private, Kristof Bernaskoni dhe Ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Beti Jaçeva dhe të tjerëve të pranishëm.

Nënshkrimi i Konventës paraqet dëshmi për përkushtimin dhe zotimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetje të aktiviteteve, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit të veprimit dhe punës së kompanive si dhe përcaktimet strategjike të Ministrisë së Drejtësisë për përparimin e konceptit në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar në sferën civile dhe tregtare, si dhe nivel më të lartë të përputhshmërisë të legjislacionit nacional me atë evropian si vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Hapi i radhës lidhur me Konventën është zbatimi i procedurës për ratifikim sipas Ligjit për Ratifikim dhe Kryerje të Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Konferencës së Hagës që nga viti 1993 dhe deri më tani është pjesë e dhjetë konventave të Hagës. Tri konventa dhe Protokolli, të cilat u nënshkruan në vitin 2019 janë në procedurë të ratifikimit. Bëhet fjalë për këto konventa:

Konventa për kompetencë, drejtësi ligjore, miratim, zbatim dhe bashkëpunim në lidhje me përgjegjësinë prindërore dhe për masat për mbrojtje të fëmijëve (nga data 19.10.1966), Konventa për marrëveshje të zgjedhjes së gjykatës (nga data 30.06.2005) dhe Konventa për realizim ndërkombëtar të të drejtave për mbështetje dhe kujdes të fëmijëve dhe forma të tjera të mbështetjes së familjes (nga data 23.11.2007) së bashku me Protokollin për drejtësi ligjore, e cila do të zbatohet në detyrimet për mbështetje dhe kujdes (nga data 23.11.2007).

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në kuadër të seminarit rajonal mbi Konventën e Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja nga viti 2019 me përfaqësues nga Ministritë e Drejtësisë dhe Ministritë e Punëve të Jashtme nga Ballkani Perëndimor organizuar nga projekti për fuqizimin e realizimeve në Ballkan i zbatuar nga Qendra për bashkëpunim juridik ndërkombëtar (CILC).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share