Lloga në Klan Debat: Përveç gjyqësorit – vettingu i vërtetë të ndodh në politikë!

SFIDAT E MINISTRIT LLOGA PËR RIKTHIMIN E BESIMIT NË GJYQËSOR

Ministri i ri i Drejtësisë, Krenar Lloga, do të vijë në Klan Debat, mbase I vetëdijshëm për besimin e ulur të qytetarëve për gjyqësorin në vend, I cili ndër vite përmendet në kontekst të bashkëpunimit me krimin dhe korrupsionin e jo për të luftuar këto dukuri.

Ministri Lloga përmendi “vettingun” kurse këtij procesi nuk do t`i hyjë pa mbështetje të ndërkombëtarëve, sic tha, për të mos bartur peshën e dështimit sikurse ndodhi me rastin e ish-PSP-së, të cilën e quajti “dështim që rriti dozën e zhgënjimit në vend”.

“Pjesa më e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë problemin e asaj që gjithë ne i quajmë ‘tefterë’. Janë lidhjet që vijnë prej politikës dhe unë do të kisha insistuar edhe më tej që përveç gjyqësorit dhe prokurorisë, vetingu i vërtetë të ndodhë në politikë” – tha Krenar Lloga.

Jo rastësisht Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler, pas mbërritjes në Shkup, korrupsionin e quajti “pikë të zezë” për vendin duke paralajmëruar ardhjen e një ekipi special amerikan, I cili në mënyrë më agresive do t`i hulumtojë funksionarët e korruptuar.

Ministri Lloga, sic njofton KlanM, ka edhe një shqetësim tjetër, të cilën e ka kuptuar nga takimi me amerikanët. Gjykata të vendit edhe pse të pajisur me sisteme xhirimi të seancave, asnjëherë nuk janë vënë në përdorim.

“Kam qenë i shokuar kur gjithë ky investim amerikan në tre salla të gjykatave në vend nuk ka qenë aspak i përdorur” – tha Lloga.

Ministri Lloga, në Klan Debat, foli për sistemin AKMIS në gjyqësor, që sipas tij ka shumë mangësi dhe lejon manipulime nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo ka bërë që sipas tij edhe shumë lëndë të vjetërohen. Ai paralajmëroi sistem të ri që do të përfshijë gjyqësorin dhe policinë, bazuar në përvojën e Kosovës.

“Është një sistem që në Kosovë funksionon në mënyrë perfekte dhe që unë kam shprehur interesin dhe gatishmërinë, por kemi kaluar informacionin edhe në qeveri dhe kemi bërë një grup pune për këtë” – deklaroi Krenar Lloga.

Ministrin Lloga e presin shumë sfida – ndryshimet kushtetuese, 20 përqindëshi, rastet e montuara, vettingu, rikthimi i besimit në gjyqësor. Në Klan Debat u zotua se do të punojë me përkushtim dhe me profesionalizëm. Zotimet e tij nuk kaluan pa reagime, madje derisa shkonte emisioni i drejtpërdrejtë në Klan Maqedoni. Fjalët e tij kundër albanofobisë, kërkimfalja dhe premtimi se do ta rregullojë çështjen, detyroi Hoxhën Ahmed Kalaja që t`i dërgojë falënderim publik. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share