Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Milloshevski, nënshkruan memorandum për bashkëpunim të drejtpërdrejtë të ASK-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, në funksion të mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit.
Me këtë Memorandum bashkëpunimi përcaktohen të dhënat, informacionet dhe përvojat që do të shkëmbehen dhe rregullohen mënyra dhe procedura e shkëmbimit të të dhënave dhe informacionit ndërmjet Palëve Kontraktuese, ndërsa parashihet edhe shkëmbim i përvojave, bashkëpunim në rritjen e kapaciteteve kadrovike, trajnimet e nevojshme, caktimin e prioriteteve dhe fusha të tjera me interes.
Siguria e qytetarëve dhe vendit është ndër prioritetet më të rëndësishme, ndërsa bashëpunimi mes institucioneve rrit efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj tyre. Mbetemi të përkushtuar për një shtet të drejtë dhe të ardhme të sigurtë të qytetarëve tanë” – thuhet në kumtesën e ministrisë së Drejtëasisë.