Gjykatësi dhe kryetari i Këshillit për koordinim të teknologjisë të informacionit dhe komunikimit në organet e drejtësisë, gjykatësi Llazar Nanev u lirua nga detyra anëtarë i Këshillit për koordinimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në autoritetet gjyqësore, informoi sot ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.
“Duke marrë parasysh faktin se kryetari i Gjykatës Themelore Kavadar është anëtar dhe kryetar i deritanishëm i Këshillit të TIK-ut, për shkak të seriozitetit të pretendimeve që tregojnë për keqpërdorime të mundshme, të cilat njëkohësisht mbështeten edhe nga pretendimet me shkrim të dorëzuara në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup dhe në Ministrinë e Drejtësisë, deri në konstatimin e gjendjes së plotë faktike në të cilën është i nevojshëm veprim i urgjent edhe nga ana e Këshillit Gjyqësor, informoj opinionin publik se me Vendim për ndryshimin e Vendimit për formimin e Këshillit të TIK-ut, të cilin e solla sot, gjyqtari dhe kryetari i Gjykatës Themelore Kavadar lirohet nga detyra anëtar i Këshillit të TIK-ut, e rrjedhimisht edhe kryetar i këtij Këshilli. Përfitoj nga rasti që ta falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm”, tha Krenar Lloga./KlanMacedonia