Lloga: Institucionet në RMV po deshqiptarizohen! – VLEN: Është hipokrite BDI-ja opozitare të akuzojë shqiptarët

LLOGA: INSTITUCIONET NË RMV PO DESHQIPTARIZOHEN!

Nuk kanë të ndalur reagimet pas shkarkimit të drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Kundërzbulim Eroll Musliut. Lloga ka akuzuar koalicionin në qeveri – VLEN-in kurse nga koalicioni VLEN e quajnë hipokrite që BDI të akuzoj Shqiptarët.

Shkarkimi I drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Kundërzbulim Eroll Musliut ka përplasur partitë shqiptare. Ish ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët –Krenar Lloga ka akuzuar koalicionin në qeveri – VLEN dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për DEshqiptarizimin e institucioneve në Maqedoninë e Veriut”.

Urime vLEN-it dhe faleminderim publik Albin Kurtit që japin kontribut maksimal në DEshqiptarizimin e institucioneve në RMV.

Edhe për ish Deputetin e BDI-së, Arbër Ademi mungon përfaqësimi I shqiptarëve, sipas tij, me VLEN-in nuk ka vend për shqiptarët as në Presidencë.

“Me VLEN-in nuk ka vend për shqiptarët as në Presidencë. Presidentja të cilës i dhanë përkrahje maksimale Koalicioni humbës, shkelësit e legjitimitetit shqiptar, nuk lejon as zëvendës drejtor në Agjencinë për Zbulim”, tha Ademi.

Nga ana tjetër partia në pushtet koalicioni VLEN për shkarkimin e Musliut kanë akuzuar qeverisjen e kaluar. Nga ky koalicion e quajnë hipokrite që BDI të akuzoj Shqiptarët.

“BDI përmes Bujar Osmanit dhe Artan Grubit në vitin 2019 ka kërkuar nga presidenti i atëhershëm Stevo Pendarovski që ta rishqyrtojë vendimin për emërimin e Erold Musliut për drejtor të Agjencisë për Inteligjencë. Prandaj, kjo klithmë e BDI-së nuk ka të bëjë me përfaqësimin e shqiptarëve në institucione, por sepse Grubi, Bujari, Kreshniku dhe kompania humbën privilegjet e tyre”, thanë nga VLEN-i.

Nga koalicioni VLEN thonë se kanë zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, institucion që sipas programit të Qeverisë pritet të fuzionohet me Agjencinë e Inteligjencës./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share