Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se institucionet me kohë janë njoftuar në lidhje me tunelin që po groposnin të burgosurit e “Idrizovës” për ikej. Lloga tha se fjalën tani e ka MPB dhe Prokuroria.
“Institucionet me kohë janë informuar për të gjithë ngjarjen lidhur me tunelin në “Idrizovë”, kështu që mendoj se MPB dhe Prokuroria do ta tregojnë qëndrimin në momentin e përfundimit, deri atëherë unë nuk do të doja të shtoja asnjë fjalë”, tha mes tjerash Lloga.