Lloga i kundërpërgjigjet kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

ËNDRRA E VMRO-SË MBETET QË NGA KOHA E NIKOLLA GRUEVSKIT

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët Krenar Lloga përmes rrjeteve sociale ka reaguar ndaj kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ditë më parë tha se koalicioni mes BDI-së dhe asaj pjesë që ka mbetur në Aleancën për shqiptarët, ka gjasë të humbin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  Sipas Llogës, ëndrra e Mickoskit për ASH-në është e njëjta si e Gruevskit.

“Ëndrra e Mickovskit dhe DPMNE-së është ende ëndrra e vjetër e Gruevskit nga viti 2016 për zhdukjen e Aleancës së Shqiptarëve. Nuk e kishte atë kënaqësi, u përpoq më 27 prill por dështoi. Mbetja e Gruevskit mund të jetë ende duke ëndërruar, por ai gjithashtu e di se nuk ka dhe nuk do të ketë të dëgjueshëm të dpmne-së në Aleancën për Shqiptarët”, tha Krenar Lloga, Sekretar i përgjithshëm i ASH-së.

Në televizionin “24 vesti”, kreu i VMRO-DPMNE-së, deklaroi se nëse rezultati i zgjedhjeve është pozitiv tek opozita shqiptare, atëherë do të formojnë qeveri me opozitën shqiptare. Ai tha se, rezultati në bllokun shqiptar do të jetë i ngushtë, madje BDI dhe ASH ka gjasë të humbë.

“Unë ju garantoj, mbani mend këtë që ua them, se dallimi mes bllokut të konsoliduar opozitar shqiptar thënë kushtimisht, dhe BDI-së e cila do të jetë në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, me atë që ka ngelur dhe do të mbesë nga Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë ashtu si ata mendojnë, dallimi do të jetë shumë I vogël, por ndoshta edhe mund të pësojnë disfatë”, tha Hristijan Mickoski.

Aleancas për Shqiptarët, pritet që të marrë një vendim përfundimtar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. në opinion flitet se janë tre mundësi. Ose të dalë e vetme në zgjedhje, ose të jetë në koalicion me BDI-në dhe mundësia tjetër ti bashkohet frontit opozitar shqiptar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share